Skuadra e Lirisë së Prizrenit në Superligën e Kosovës ka fituar sot ndaj Flamurtarit 2-1, në Prishtinë, duke marrë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.
Golat për Lirinë u shënuan nga Kaja dhe Magani, që realizoi golin e fitores. Pas kësaj fitoreje, Liria që drejtohet nga Bledi Shkëmbi, renditet në vend të tretë, me 41 pikë, 2 më pak se Prishtina e Mirel Josës, që ndodhet në vend të dytë, dhe 3 pikë më pak se Drita e vendit të parë.