Skënderbeu do të luajë në shtëpi kundër Tiranës, në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft deçizive për ecurinë e të dyja këtyre skuadrave, ndaj për të vendosur drejtësi në fushën e blertë është përzgjedhur gjyqtari Enea Jorgji. Jorgji është një arbitër i njohur në Superiore, ku mban edhe stemën e FIFA-s. Në çdo takim ka vend për diskutime, megjithatë duhet thënë që elbasanasi ka qenë korrekt në vendimet e tij. Ndaj supersfida ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës i është besuar Enea Jorgjit për t’u gjykuar.
Përballja ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës është përcaktuar të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.