Pas fitores 2-1 ndaj Flamurtarit, ka folur dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, Lorenc Trashi. Lojtari i Partizanit tha se klubi ka dalë në lojën e vet.
“Me thënë të drejtën, as vetë s’po e marr vesh për pozicionin. Duhet pyetur trajneri. Mendoj që sot kemi bërë një ndeshje të mirë. Duke parë dhe terrenin. Kemi dalë në lojën tonë. Shpresojmë që të dalim në Kupat e Europës.
Sot e kam bërë pak dhe qendërsulmues. Përgjigja ime ëshë e di trajneri.Të gjitha situatat që kam kaluar me profesor Starovën, i kemi hedhur mbrapa krahëve. Ndoshta ka patur gabim ai, ndoshta unë, por i kemi lënë pas krahëve. “