Pak më parë është bërë publik lajmi se Partizani B është tërhequr nga gara e Kategorisë së Parë. Ka qenë “Rubrika Sportive” që ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare të emisionit në Facebook.
Newsport.al është munduar të mësojë diçka më shumë nga kjo histori dhe arsyen e këtij vendimi të befasishëm të klubit të kuq, vetëm pak orë para takimit të parë, atë kundër Erzenit që do të duhej të luhej nesër në Shijak.
Përmes një lidhjeje telefonike, redaksia e newsport.al ka kontaktuar me Drejtorin e Partizanit, Genci Tomori, i cili shkurtimisht është shprehur: “Nuk dua të flas për këtë temë”. Një përgjigje që edhe pse nuk sqaron situatën e Partizanit B, nuk mohon vendimin për të tërhequr ekipin nga Kategoria e Parë.
Partizani B fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë duke zëvendësuar Mamurrasin që nuk shleu në kohë detyrimet në FSHF për t’u licencuar për sezonin e ri në kampionat.