Kombëtarja e Shpresave U-21 ka hedhur sytë nga Superiorja teksa ka ftuar dy lojtarë bardheblu. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Erion Hoxhallari dhe David Domgjoni janë ftuar nga Redi Jupi për t’iu bashkuar përfaqësueses U-21. Ndërsa Rei Nuri, Grent Halili dhe Elvi Berisha do t’i bashkohen Kombëtares së moshave U-19.
Kujtojmë që Kombëtarja e Shpresave do të luajë kundër Izraelit në datën 10 tetor, ndërsa kuqezinjtë U-19 do të luajnë në “Selman Stërmasi” në datën 6 tetor kundër Irlandës.