Kukësi do të luajë kundër Korabit në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Skuadra verilindore do të tentojë të marrë një fitore për të vijuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Megjithatë për trajnerin Gjoka nuk do të jetë e lehtë, pasi do t’i duhet të llogarisë formacionin pa Lenën dhe Hallaçin, dy titullarë të rëndësishëm në organikën kuksiane.
Rrahman Hallaçi u ndëshkua me karton duke plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, ndërsa Nijas Lena u ndëshkua me karton të kuq. Kujtojmë që sfida mes Kukësit dhe Korabit është vendosur të luhet në orën 15:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”.