Korabi do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 26-të të Superiores. Skuadra e drejtuar nga trajneri Haxhiu po përgatitet maksimalisht për këtë sfidë, teksa ekipi dibran ka deklaruar që do të respektojë kampionatin duke luajtur ndershëm.
Ende nuk është përcaktuar stadiumi ku do të luhet ky takim, pasi stadiumi i Korabit nuk u licencua nga FSHF-a. Një opsion ishte stadiumi “Niko Dovana”, por së fundmi mësohet se kjo sfidë mund të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Ende nuk ka asgjë zyrtare, megjithatë në ditët e ardhshme do të mësohet përfundimisht se ku do të luhet Korabi – Partizani.