Klubi i Tiranës në basketboll për meshkuj ka dalë me një reagim në faqen zyrtare në facebook për tifozët. Bardheblutë i premtojnë tifozëve se nga ndeshja e ardhshme, do të ketë një kthesë të skuadrës. Dy humbjet e para në Balkan Ligue kanë shqetësuar së tepërmi tifozët e Tiranës, ndaj për këtë klubi bardheblu shkruan:
“Kuptojme shume mire te gjith tifozet qe mund te jene te zhgenjyer nga dy ndeshjet e para ne Balkan Ligue. Ju sigurojme qe po bejme maksimumin per te ngritur emrin e basketbollit Shqipetar ne Ballkan. Duhet te kini besim tek ne, sepse Balkan Liga zgjat deri ne Mars dhe na nevoitet pak koh per te arritur nivelin tone.
Ju sigurojme qe ne ndeshjet ne vijim do shikoni per cfar po flasim. Ne nuk meremi me llafe dhe nuk komentojme artikujt e gazetave sepse nuk kemi asnje detyrim ndaj askujt pervecse ndaj JUSH TIFOZERIS SE TIRONES, qe na ka mbeshtetur pa kushte dhe pa kompromise gjith sezonin e kaluar. Ju sigurojme qe ne nuk do ju zhgenjejme, nuk do ju braktisim, nuk do ju hedhim poshte kurr!! FORZA TIRONA”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.