Partizani është hedhur në sulm për të bërë disa përforcime, ku me sy të lirë shihet mbrojtja si reparti më difektoz i të kuqve. Pikërisht në këtë repart, “demat” kanë kërkuar që të forcojnë krahun e majtë dhe qendrën.
Janë kërkuar disa lojtarë që kanë qenë në treg, ndërsa Mici mund të quhet çështje e mbyllur, sepse nuk është i arritshëm për shkak të kontratës. Por, Renato Malota është një tjetër çështje, të cilën të kuqtë duket se e kanë hedhur në dorë.
Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se kapiteni i Kukësit brenda pak orësh pritet që të firmosë te “demat” dhe të bëhet lojtari më i ri i tyre. Ky ambient për lezhjanin nuk është i panjohur, sepse ai ka luajtur më parë me ta. Rikthimi në këtë moment do ta ndihmojë shumë Partizanin, sidomos për ndeshjet që do të pasojnë në Europë.