Kamza dhe Korabi janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Burime për newsport.al bëjnë me dije që lojtarët e Bledar Devollit kanë humbur një mundësi të artë, pasi presidenti i skuadrës i kishte premtuar atyre shpërblim 200 mijë lek për çdo futbollist nëse do të arrinin të fitonin. Prençi arriti të barazonte në minutën e 89-të rezultatin duke bërë që lojtarët e Kamzës të humbnin këtë mundësi të “artë”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.