Skënderbeu ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore të planifikuar nga stafi teknik në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Kupës. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare klubi bardhekuq bën me dije: “Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike ekipi ka vijuar sot përgatitjet me dy seanca stërvitore!”
Kujtojmë që Skënderbeu do të luajë në Kupë kundër Apolonisë, teksa ndeshjen e parë u mund me rezultatin 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”.