Sot do të luhet ndeshja e parë e javës së nëntë të Kategorisë së Parë, ku Pogradeci do të presë Lushnjën në shtëpi. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, RTSH bën me dije që në orën 14:00 drejtpërdrejt nga stadiumi i Pogradecit, do të transmetohet kjo përballje. Kujtojmë që Lushnja ndodhet në vendin e parë me 22-të pikë të grumbulluara, ndërsa Pogradeci në vendin e 6-të me 9 pikë të koleksionuara.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.