Ka përfudnuar pjesa e parë mes Dritës dhe Prishtinës, në Superligën e Kosovës, me rezultatin 0-0.
Bardheblutë e Mirel Josës, që ndodhen në vendin e parë në renditje, nuk kanë arritur dot të zhbllokojnë rezultatin në 45 minutat e para të ndeshjes.
Loja ka qenë pothuajse e barabartë për të dyja skuadrat, të cilat kanë patur pak raste.
Në ndeshjen tjetër që po luhet, Llapi po fiton me Drenicën, duke marrë përkohësisht kreun e klasifikimit.