Matias Vecino do të jetë një futbollis i Interit. Është pikërisht Fiorentina që komunikon lajmin për kalimin e mesfushorit uruguaian te zikaltërit.
Vecino, i cili sezonin e shkuar zhvilloi një paraqitje shumë pozitive me Fioren, sot në orën 20:00 do të kryejë vizitat mjekësore tek Interi.
Klubi zikaltër do të paguajë 24 milionë euro për kartonin e mesfushorit uruguaian, ndërsa do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.
Vecino bëhet përforcimi i katërt i Interit gjatë kësaj merkatoje vere pas Padelli-t, Skriniar e Borja Valero.