Tirana ka mësuar ditën e sotme një lajm të keq për sulmuesin e saj, nigerianin Edeh. Lojtari bardheblu ka kryer ditën e sotme ekzaminimet e nevojshme për dëmtimin që pësoi në gjurin e tij në ndeshjen me Flamurtarin. Burime për newsport.al bëjnë me dije që nigeriani do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në miniskun e gjurit. Pas këtij operacioni Edeh do të qëndrojë 4-5 javë jashtë fushave të lojës, derisa të rikuperohet dhe të jetë gati për trajnerin Daja.
Kujtojmë që sulmuesi bardheblu u dëmtua në ndeshjen ndaj Flamurtarit, sfidë në të cilën shënoi edhe golin e parë të takimit.