Nazmi Rama nuk do të jetë më trajner i Trepçës. Tekniku i skuadrës së Superligës në Kosovë ka marrë vendimin për t’u larguar pas humbjes me Gjilanin 2-0.
Mësohet se Rama ka dhënë dorëheqjen pasi lojtari i tij, Samir Sahiti nuk e kishte dëgjuar për t’u zëvendsuar ditën e djeshme në atë takim.
Në një njoftim në Tëitter, bëhet me dije që tekniku kosovar është përshëndetur me ndihmësit e tij pas ndeshjes dhe më pas është larguar.