Skënderbeu ka zyrtarizuar para disa minutash ish-sulmuesin e Bylisit, Ardit Hoxhajn. Në këtë mënyrë kampionët e Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të talentuar. Hoxhaj ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
“Ardit Hoxhaj është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. 22-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e lidh me klubin tone për 3 vitet e ardhshme me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Sulmuesi i lindur në Vlorë sezonin e kaluar shkëlqeu me ekipin e Bylis në kategorinë superiore. Hoxhaj u bashkua sot me grupin duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli”, shkruhet në njoftimin e klubit korçar.