Tefik Osmani është dëmtuar pak minuta më parë në takimin që po luhet në këto çaste në Korçë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit.
Pas përplasjes me një kundërshtar, mbrojtësi i Skënderbeut ka pësuar një çarje në kokë dhe është dërguar në spital me autoambulancë.
Aktualisht po luhet minuta e 11-të e takimit dhe rezultati është 0-0.