Ermir Lenjani u përplas në kokë pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, ndërsa goditja e marrë në kokë i ka shkaktuar çarje. Ai është shoqëruar nga mjekët e kombëtares, të cilët pritet që t’i bëjnë qepje në kokë duke parë dhe gradën e dëmtimit.
Por, trajneri Gianni De Biazi nuk ka pritur shumë gjatë, ai ka urdhëruar që nga stoli të çohet Burim Kukeli, i cili gjatë ditëve të fundit nuk ka qenë në gjendjen optimale. Mesfushori pritet që të hidhet në fushë në pjesën e dytë, duke parë dhe sesi do të shkojë gjendja e mesfushorit të krahut të majtë.