Mbrojtësi i Skënderbeut, Barjam Jashanica ka ndezur sfidën ende pa filluar kjo e fundit, duke postuar një foto të ekipit të Skënderbeut në “Facebook”. Si citat sipër fotos kosovari ka shkruar: “S’bashku drejt suksesit K.F Skënderbeu”, çka tregon qartë se Jashanica nga ky takim do patjetër një fitore.
“Kërcënimi” që i ka bërë Tiranës në këtë rast ka qenë i hapur, duke mos lënë vend për hamendësime, pasi Jashanica, nga sfida e sotme kërkon tre pikëshin.
Kujtojmë që takimi Skënderbeu – Tirana do të luhet sot në orën 17:00 dhe pritet një numër i madh tifozësh në mbështetje të të dyja ekipeve si në fushë dhe jashtë saj.