Prej disa ditësh është thënë e shkruar që gjyqtari I derbit do të jetë Enea Jorgji. Sot është konfirmuar që kryesori I ndeshjes Partizani – Tirana do të jetë bilbili nga Elbasani. Megjithatë, pritej që sipas të njëjtave burime në FSHF që konfirmuan Jorgjin, të gjykonin dy ndihmës nga Elbasani të cilët janë gjithmonë përkrah Enea Jorgjit.
Në minutën e fundit përsa I përket emërimit të treshes kryesore të gjyqtarëve, FSHF nëpërmjet komisionit teknik të gjyqtarëve ka përzgjedhur dy ndihmës të tjerë për elbasanasin Jorgji. Anësorët Ergin Doda dhe Redi Avdo do të jenë nesër në “Elbasan Arena”.
Arsyeja e këtij ndryshimi nuk dihet dhe nëse kërkon më tepër informacion të gjithë në FSHF heshtin pa dashur të flasin para kohe.
Tirana është penalizuar në dy javët e fundit të kampionatit me dy 11-metërsha të dhënë dhe trajneri Ilir Daja sot në konferencën për shtyp foli pikërisht për këtë fenomen që e ka shoqëruar edhe sezonin e kaluar derbin në dëm të skuadrës së tij.
Mbetet për tu parë nesër se çfarë do të bëjnë dy anësorët e ndryshuar çuditshëm në minutën e fundit.