Izmir Smajlaj ka folur në një lidhje direkte me “Zonën Gol”. Atleti shkodran u shpall kampion Europe në kërcim për së gjati dhe për Supersport deklaroi:
“Ishte një garë shumë e vështirë, por në fund ia arrita. Nuk mund ta quaj surprizë, pasi qëllimi im ishte të dilja kampion. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Unë kam bërë shumë stërvitje, kam pasur qëllimet dhe objektivat e mia. Gjithsesi dua t’iu them që kam objektivë të tjerë që në kampionatin botëror do të kem medalje të tjera. Në radhë të parë kam bërë Shkodrën time krenare dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Shpresoj ta realizoj në Londër, pasi i kemi të gjitha mundësitë në kampionatin botëror. Dua ta shijoj këtë natë si kampion Europe.
Ju i dini se si janë kushtet në Shqipëri, megjithatë kushdo të bëjë stërvitje bën. “Me ken shkodran t’tana i ban”, kjo tashmë duhet vërtetuar dhe në botë”, përfundoi ai.