Përfaqësuesja e Kosovës duket se po gjendet në vështirësi për shkak se lojtari Loret Sadiku rrezikon të mbetet jashtë kombëtares së Kosovës. Këtë vendim e ka marrë FIFA, e cila mund të lërë jashtë mbrojtësin kosovar.
Ndërkohë që drejtuesit mendonin për afrimin e lojtarëve, për shkak se ende ekipi nuk është kompletuar, FIFA njofton për pamundësinë që lojtarët kanë për të luajtur me kombëtaren, pasi disa prej tyre kanë luajtur për shtete të ndryshme dhe u duhet të ndërrojnë skuadër.
Edhe pse FIFA e ka bërë të qartë, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, është shprehur se ende çështja nuk është mbyllur, duke shpresuar se gjerat mund të ndryshojnë..