Enea Jorgji është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e Europa League ndërmjet Arka Gdynia dhe fitueses së çiftit Ferencvarosh – Midtjylland. Ky takim do të luhet në datën 27 korrik dhe do të jetë sërish arbitri elbasanas që do të vendosë drejtësi.
Kujtojmë që në 12 korrik Jorgji gjykoi sfidën Bate Borisov – Alashkert që përfundoi me rezultatin 1-1, duke qenë i pagabueshëm në vendimet e tij. Gjyqtari shqiptar duket se i ka bindur në UEFA me performancën e tij dhe tashmë është zgjedhur sërish për të arbitruar në 27 korrik.
Këtë radhë përkrah Jorgjit do të jenë dy ndihmësit Egin Doda dhe Ilir Tartari, ndërkohë që Juxhin Xhaja do të jetë si gjyqtar i katërt.