Futbollisti i Partizanit Kaleb Ekuban është zgjedhur futbollisti i muajit dhjetor nga shoqata “Sporti na bashkon”. Kryetari i saj Gëzim Nushi ka i ka dhënë sulmuesit trofeun simbolik në një konferëncë për shtyp të organizuar sot në ambientet e klubit dhe bashkë me ta i ka kërkuar ndjesë për vonesën. “Duhet ta kishim dhënë me shpejt këtë çmim por për shkak të ndërprerjes së kampionatit dhe mënyrës se si janë zhvilluar ngjarjet këtë periudhë e japim tani. Uroj që të bësh sa më shumë gola e të ndihmosh Partizanin për të arritur aty ku duhet”, ka deklaruar Nushi.
Ekuban është kthyer në pikën e referimit për Partizanin dhe me paraqitjet e tij fantastike e ka merituar këtë çmim.