Sulejman Starova mund të kandidojë për president në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky është lajmi i bujshëm që doli pak minuta më parë dhe vetë kreu i klubit të Partizanit, Gaz Demi nuk e mohoi një mundësi të tillë, megjithatë ai theksoi se “Bobi” do të jetë në krye të pankinës së kuqe derisa ai të dojë të heqë dorë vetë.
Për këtë lajm ka reaguar nga Italia, ish-drejtori i klubit të kuq, Dritan Dervishi. Në një prononcim për newsport.al Dervishi e quan këtë lëvizje nga Starova si absurditet. Sipas tij trajneri i Partizanit nuk mundet të jetë në këtë rol drejtues.
“Starova president i FSHF-së? Çudira shqiptare! Është njësoj si të vijë Ramiz Alia kryeministër sërish në Shqipëri. Ai kur ishte te kombëtarja shqiptare ikte me bukë me vete. Jam totalisht i befasuar, sot nuk është as 1 prilli. Starova di të bëjë shumë role, por të gjitha i bën keq. Një kandidat të tillë do e mundte edhe Tosi, magazinieri i Partizanit”, ka përfunduar Dritan Dervishi.