Bardheblutë e Prishtinës kanë njoftuar ditën e sotme se trajneri Lutz Lindemann është larguar nga drejtimi i skuadrës. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, ekipi kosovar ka theksuar se shkaku i shkarkimit të teknikut ishin dalja nga objektivat, si titulli kampion dhe eliminimi nga Kupa e Kosovës.
Në vend të tij është emëruar Arsim Thaçi, trajner i skuadrës së moshave te Prishtina. Njoftohet se ai do të drejtojë ekipin bardheblu deri në fund të këtij sezoni. Kujtojmë që Prishtina ndodhet në vendin e tretë 12 pikë pas kryesuesve të Trepçës’89 duke zhgënjyer në këtë mënyrë me rezultatet e arritura.