Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit ka marrë vendim për derbin e Superligës Tirana – Partizanit që u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së tifozëve në parket. Kjo sfidë u luajt të premten në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ndërsa Disiplina nuk ka falur aspak ekipin bardheblu. Gjithashtu masë e rëndë është marrë edhe për lojtarin e Partizanit.
Ja vendimet e Disiplinës:
- Lojtari Pylla (10), i Partizanit denohet me 10’000 Lek gjobe, per aktet e fyerjes apo sharjes si iniciator i sherrit, dhe paralajmerohet per perjashtim ne rast perseritjetje te te njejtes situate.
- Ekipi i Tiranes denohet me 30’000 Lek gjobe, per sjellje te demshme nga tifozeria, si: hedhja e kapsollave, shisheve dhe mjeteve te tjera ne parket.
- Ekipi i Tiranes zyrtarisht humbet derbin e pare te Kampionatit.
- Ekipi i Tiranes denohet me dy ndeshje ne vijim pa tifoze.
- Ekipi i Tiranes gjobitet me 50’000 Lek.
- I hiqet verejtje lojtarit Daliu, per sjelle te perseritura antisportive, kundrejt kindershtareve.