Një dëmtim në ndeshjen e një jave më parë me Dinamon, ka rezultuar shumë i rëndë për mbrojtësin e Tiranës, Klisman Cake. Futbollisti 18-vjeçar ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe miniskun e për pasojë do të lërë pa nisur sezonin e ri.
Vizitat mjekësore ka konstatuar këtë problem të rëndë për mbrojtësin që tani duhet të kryej një ndërhyrje kirurgjikale e për pasojë më pas do t’i duhet të mungoj për të paktën 6 muaj.