Gianni De Biasi nuk do të harrohet asnjëherë në futbollin shqiptar, pasi ishte i pari trajner që arriti të kualifikonte kuqezinjtë në Euro 2016.
Pikërisht për këtë, tekniku italian do të jetë nesër në Shqipëri për të vizituar muzeun ku janë ekspozuar albumet me momente historike të kombëtares sonë në Europianin e zhvilluar në Francë. Përmes një njoftimi për mediat bëhet e ditur:
“Neser (e merkure) ne oren 09.45 do te vizitoje pavionin e Europianit 2016 prane Muzeut Historik Kombetar, ish-trajneri i ekipit kombetar, Giovanni DE BIAZI.
Si pjese e atij suksesi historik trajneri vjen ne Tirane per te pare kete ekspozite, por edhe Albumin qe FSHF promovoi me momentet me pikante te Shqiperise ne Europianin 2016
Ju ftojme te jeni prezent!”
Kujtojmë që dje ishte presidenti i FSHF-së Armand Duka ai që promovoi këtë album, ndërsa nesër do të vijë Gianni De Biasi për të parë këtë ekspozitë të veçantë.