Dorëzohet Partizani! Klubi i kuq është tërhequr pak çaste më parë nga pretendimet për shitjen e biletave me çmim më të lartë në sektorin e tifozërisë së Skënderbeut.
Pak minuta më parë, klubi i Partizanit ka dalë me një lajmërim publik në faqen zyrtare në Facebook, ku bënte me dije se çmimet e biletave do të jenë të njëjta me vlerën e 300 lekëve për sektorët C1, C2, C3 dhe G1,G2, G3 ku do të akomodohen 2 grupimet tifozerike.