Artur Dias do të drejtojë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Islandës në kualifikimet për Kupën e Botës.
FIFA tashmë ka njoftuar se ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Islandës do ta drejtojë gjyqtari portugez, Artur Dias, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rui Tavares, Paulo Soares dhe Joao Pinheiro.
Dias, përveç ndeshjeve të Kombëtareve, është gjyqtar edhe i Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet me 24 mars në Shkodër me fillim nga ora 20:45. /Express/