Kupa e Shqipërisë 2016
Goga Basket-Flamurtar 72-79
Flamurtari në basketboll për femra është skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2016-të.
Ekipi vlonjat ka mposhtur në finale skuadrën e Goga Basket me rezultatin 79-72, në një takim mjaft të bukur.
Sfida finale e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra është transmetuar edhe në valët e TVSH-së për të gjithë sportdashësit duke dhuruar emocione të shumta për të gjithë sportdashësit.