Dorian Kërçiku pritet të mungojë tre javë në fushën e blertë. Burime për newsport.al bëjnë me dije që futbollisti bardheblu ka kryer sot rezonancën pas dhimbjes që ndjente. Përfundimi i mjekëve ka qenë që mbrojtësi i djathtë duhet të qëndrojë tre javë pushim, në mënyrë që dëmtimi i pësuar të rikuperohet.
Kërçiku u detyrua ditën e djeshme të linte në mes seancën stërvitore pasi kishte një shqetësim të fortë muskular. Kujtojmë që lojtari i prapavijës bardheblu po kalonte një formë të mirë te skuadra e tij, duke e “blinduar” krahun e djathtë të mbrojtjes.