Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku është përfshirë dhe futbollisti i njohur shqiptar nga Kosova, Alban Musolli. Sipas të dhënave të publikuar nga policia, futbollisti ka qenë i shoqëruar edhe nga një tjëtër person në automjetin që po udhëtonin, i cili është përplasur me një automjet të parkuar.
Lajmi i mirë është fakti që të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimeve të fundit, më i demtuar ka mbetur shoqërusi i Musollit, shtetasi me iniciale F.K.
Alban Musolli është aktualisht pjesë e KF Istogut, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Prishtinën, ndërkohë që është ftuar dhe nga përfaqësuesja e Kosovës U-19.