Roma nuk arriti të fitonte ditën e sotme përballë Torinos. Por tjetër lajm i keq shkon për ekipin kryeqytetas. Mediat italiane bëjnë me dije që El Sharaui ka pësuar një aksident të rëndë me makinë. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes, por ajo që mësohet është se ka pasur vetëm dëme materiale dhe sulmuesi ia ka hedhur paq në këtë aksident automobilistik.