Agustin Torassa është lojtari që ka shqetësuar ditët e fundit stafin teknik të Partizanit. Argjentinasi i të kuqve ka pësuar tërheqje muskulare në derbin me Tiranën dhe ende nuk dihej nëse do të luante të premten kundër Kukësit.
Por, newsport.al ka mësuar se shtatshkurtri i mesfushës do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen kundër verilindorëve. Sot, bëhet e ditur se Torassa është stërvitur veçmas nga grupi, pasi stafi teknik nuk ka dashur të rrezikojë.
Kujtojmë që ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit luhet në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe Agustin Torassa do të jetë në fushë për të dhënë kontributin e tij për këtë sfidë që do jetë mjaft e rëndësishme për fatet e sezonit.