Kanë përfunduar takimet e Kategorisë së Dytë, me rezultate befasuese dhe gola të shumtë. Kështu në Grupin A, Vora ka respektuar parashikimet, pasi ka mundur pastër Sopotin me rezultatin 3-0.
Veleciku ka mundur në shtëpi Spartakun me shifrat 2-0. Në takimet e tjera, Klosi ka mundur minimalisht në transfertë Kukësin B. Gramshi mposhti në transfertë me rezultatin e thellë 2-4 Kevitanin. Ndërkohëqë takimi mes Adriatikut Mamurras dhe Luzi 2008 u ndërpre.
Sa i përket grupit të Jugut, takimi më interersant mes Orikumit dhe Elbasanit u mbyll në barazim 1-1. Në përballjet e tjera Delvina ka “thyer” Gramozin 2-0. Me të njëtin rezultat ka fituar eshe Skrapari me Memaliajn.