Kombëtarja shqiptare nuk po kalon një moment të mirë dhe do të kërkoj të lëri pas humbjen ndaj Skocisë në ndeshjen miqësore që do të luajnë ndaj Uellsit. Lajme të mira për trajnerin Panucci janë që do të ketë në dispozicion Hysaj dhe Bashën. Të dy lojtarët janë grumbulluar nga tekniku italian, por nuk mund të aktivizoheshin në ndeshjen ndaj Skocisë për shkak të pezullimit të kartonave.
Në ndeshjen ndaj Uellsit, Panucci do të ketë në dispozicion të dy lojtarët ndërsa pritet të mungoj kapiteni Mërgim Mavraj për shkak të kartonit të kuq për të mos përsëritur të njëjtin gabim si me Kaçe, për të cilën Shqipëria humbi një ndeshje në tavolinë.