Armir Abrashi është një lojtarë kyç të skuadra e tij Freiburg, por edhe në Kombëtaren shqiptare. Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar duke këputur ligamentet e gjurit duke ju nënshtruar operimit. Abrashi tashmë ka lënë pas momentin e vështirë dhe ka nisur fazën e reaftësimit.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës gjermane Christian Streich i cili ka theksuar: “Armiri po stërvitet shumë mirë dhe shumë fort. Të gjithë që e njohin Armirin e dinë se ai është një luftëtar i pabesueshëm në fushë dhe stërvitet gjithmonë mirë. Ai do të nisë stërvitjen me skuadrën në fund të janarit dhe do të jetë i gatshëm në mars”.
Ky është padyshim një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin Panucci i cili do të ketë në dispozicion mefushorin për ndeshjet eleminatoret të Euro 2020.