Arlind Ajeti po vuan dëmtimin që pësoi në një seancë stërvitore me Torinon. Sipas mediave italian qendërmbrojtësit shqiptar do t’i duhen edhe dy javë për t’u rikthyer në fushën e lojës. 22-vjeçari e nisi mbarë aventurën me skuadrën italiane, aq sa zuri edhe vendin e titullarit në formacion. Por më pas ai pësoi një tërheqje muskulore që do ta lejë jashtë për disa javë.
Tashmë Ajeti duhet të vijojë rikuperimin intensiv në mënyrë që të jetë përsëri i gatshëm për trajnerin Mihajloviç. Megjithatë që të arrijë formën optimale atij do t’i duhet më tepër kohë se ajo e rikthimit në fushë.