Trajneri i Juventus, Masimiliano Alegri duhet të bëjë pa Xhorxhio Kelinin në sfidën kundër Portos, e vlefshme për 1/8-at e Champions League.
Futbollisti italian ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe pritet të mungojë në ndeshjen e 22 shkurtit në Portugali.
Kelini u zëvendësua në minutën e 18-të në sfidën e kampionatit kundër Kaliarit, ndërsa nesër pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.