Kombëtarja e e basketbollit për meshkuj do të ketë një lojtar më shumë. Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmon se Dallas Moore do të jetë afrimi më i ri në ekip. Dallas është 24 vjeç amerikan, i cili ka luajtur në Itali me skuadrën e Victoria Libertas Pesaro.
Moore do te jetë një alternativë më shumë për ekipin komëetar të meshkujve, të cilët më 1 Korrik 2018 do të përballen me Danimarken në pallatin e sportit “Feti Borova”, Tiranë, Shqipëri.