Franca arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe të vuajtur sot përballë Australisë në ndeshjen e parë të grupit D të Botërorit. “Gjelat” hasën vështirësi shumë të madhe nga “kangurët” dhe rezultati u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga sulmuesi i Atletiko Madrid Antuan Griezman. Penalltia u akurdua pas konsultimit të arbritrit me sistemin VAR. Goditjen e mori përsipër po 27-vjeçari pasi ishte vetë që e fitoi.
Griezman zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe më ritëm të lartë dhe ndonëse u zëvendësua nga trajneri Deschamps pas barazimit të përkoshëm të Australianëve, ai është shpallur nga FIFA pas përfundimit të takimit si lojtari i ndeshjes, një vlerësim ky shumë i rëndësishëm për lojtarin.