Sot publiku shqiptar priste të ndiqte emisionin e RTSH Sport “Rubrika Sportive”, por kampionati ka shtyrë emisionin e sotëm të orë 22:35.
Për shkak se java e nëntë e kampionatit përfundon nesër me sfidën Flamurtari-Tirana, drejtuesit e emisionit kanë vendosur që të shtyjnë nesër mbulimin e plotë të ndeshjeve të kampionati shqiptar.
Ata kanë dhënë njoftimin e fundit në “Facebook”.
“Rubrika Sportive, NESER, e hene 20.35. Per te pasur nje jave sa me te plote duke qene se sfida midis Flamurtarit dhe Tiranes zhvillohet diten e neserme, emisioni Rubrika Sportive do te transmetohet neser e hene ne 20.35. E gjithe java e 9-te e Superiores, kronikat, golat, rastet e diskutueshme e analiza, neser ne 20.35!!”
Njoftimi i RTSH SPORT