Partizani sapo ka mbërritur në Slloveni për të zhvilluar takimin e kthimit me Mariborin. “Të Kuqtë” do të akomodohen në hotelin “Habakuk” në qytetin e Mariborit.
Skuadra do të kryejë sot seancën e fundit stërvitore në orën 20:00 në fushën e stadiumit “Ljudski vrt”.
Informacionin e ka përcjellë klubi kryeqytetas në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
” EUROPA LEAGUE / TURI I
NK MARIBOR – FK PARTIZANI
Ekipi ka mbërritur në Slloveni, në prag të takimit të kthimit ndaj NK Maribor. Skuadra është akomoduar në Hotel ‘Habakuk’ të qytetit të Maribor, rezidencë në të cilën do të qëndrojë deri në 20 Korrik. Në orën 20.00 ekipi do të zhvillojë edhe seancën stërvitore në stadiumin ‘Ljudski vrt’.”
Takimi luhet nesër në orën 20:15.