Pas shpalljes kampionë për herë të dytë në histori, ekipi i Dritës ka filluar përforcimet për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League. Sot me një postim në faqen zyrtare të klubit ata kanë nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin Arbër Shala, që për dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Laçit në Superligë.
Kosovari 26 vjeçar ishte një titullar i vazhdueshëm te “kurbinasit” ku në dy vjet ka luajtur 46 ndeshje. Shala ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me kampionët e Kosovës.