Mëngjesin e sotëm para shortit zyrtar të play-off të Europa League, UEFA ka hedhur një parashort në të cilin ka grumbulluar skuadrat në katër grupe, ku dy grupe përbëhen nga 10 skuadra dhe dy të tjerët nga 12. Çdo grup është ndarë në dy vazo, ekipet favorite dhe ato jofavorite.
Ekipi i Partizanit është përcaktuar të jetë në short në grupin e tretë te vazo jofavorite. Kundërshtari i Partizanit në play-off do të jetë njëri nga ekipet e mëposhtme:
- Andërleht (Belgjikë)
- Uest Hem Junajtid (Angli)
- Krasnodar (Rusi)
- Maribor (Slloveni)
- Fenerbahçe (Turqi)
- Panathinaikos (Greqi)