Ekipi i Kastriotit, që i përket Komunës së Obiliqit në Kosovë, pritet të jetë skuadra më e re në futbollin kosovar. Shumë sportdashës të vjetër janë mbledhur me një qëllim: krijimin e një skuadre të re futbolli.
Ligji për Obiliqin kërkon nga Komuna për të formuar një skuadër futbolli që do garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, pasi ekipi i kësaj qyteze KEK-u tashmë është në pronësi të kompanisë gjermane “Rahmer”.
Siç mëson Gazeta Sheshi janë pikërisht disa nga ish anëtarët e vjetër të skuadrës së KEK-ut që priten ta formojnë skuadrën e re me emrin Kastrioti dhe nga vjeshta ti fillojnë garat në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.