Futbollisti i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është zyrtarisht futbollist i skuadrës italiane të Barit.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Bari ka njoftuar konkretizimin zyrtar të marrëveshjes 2-vjeçare me mesfushorin shqiptar.
Klubi italian ka arritur marrëveshjen me zviceranët e Luzernës dhe tashmë është e sigurt që Migjen Basha këtë sezon të garojë në Serinë B për një objektiv madhor siç është ai i skuadrës, ngjitjen në Serinë A.
Bari ka postuar dhe një video të Bashës në prezantimin zyrtar ku përshëndet tifozët.